Rukiqi thotë se pagesat e kredive për bizneset dhe qytetarët duhet të shtyhen
Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda e Afarzimit të Kosovës dhe Shoqata e Kontabilistëve, kanë mbajtur një konferencë për media për të masat që i kanë ndërmarrë në shërbim të mbrojtjes së bizneseve për të përballuar situatën e krijuar pas shfaqjes së koronavirusit në Kosovë.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, tha se vendimi i Qeverisë për mbylljen e bizneseve ka krijuar konfuzion
“Pavarësisht gjitha zhvillimeve ne po vazhdojmë të jemi aktiv në çështje që na takojnë neve, për ta kaluar gjendjen me koronavirus në Kosovë. Ne sot do të tratjojmë masat që nuk janë të shëndetit publik, por që ta ruajmë ekonominë ne sektorin privat dhe disa masa që do të na ndihmonin që të rimëkëmbemi Kjo situatë pritet të shkaktojë pasojat në sektorin privat .Ne kemi pasur edhe një takim dje me një pjesë me qeverinë ë Kosovës. Ne sot jemi mbledhur që ti vetëdijësojmë punëtorët pas vendimi të qeverisë të ditës së premte. Po i referohemi asa pjese ku qeveria i është referuar se punët që mund të kryhen nga shtëpia të kryhen nga atje, ndërsa pjesa tjetër të punojnë normalisht”- tha Rukiqi.
Rukiqi shtoi se si pasojë e kësaj ka pasur refuzim të madh të punëtorëve për të dalë në vendin e tyre të punës.
Ai theksoi se kjo mund të shkaktojë dëme të pa riparueshme për ekonominë e vendit.
“Si pasojë e kësaj pike dje ka pasur një refuzim masive për të dalë në vendet e tyre të punës. Këtë pikë edhe inspektorët e kanë keq lexuar këtë pikë dhe i kanë mbyllur bizneset që nuk preken nga kjo pikë. Në ju bëjmë thirrje gjitha kompanive të marrin masa e duhur, duke filluar nga maskat, dorëzat, pastaj dezinfektuesit, ushqimin adekuat, por edhe elementet e ndihmës së parë. Kjo pikë ka krijuar konfuzion. Kjo ndërprerje rrezikon edhe furnizimin ”
“Ndalja e punës për shkak të kësaj, rrezikon prodhimin nga shumë kompani, por rrezikon edhe shërbimet., përfshirë internetin dhe telefoninë. Probleme ka pasur edhe KEDS-i që na furnizon me rrymë. Edhe aty ka pasur refuzim masiv për të dalë në punë. Masat e nevojshme duhet në merren por jo të ndalet puna dhe jeta normale, sepse asnjë vend nuk e ka ndalë. Furnizuesit tanë dhe prodhuesit janë shkuar edhe janë furnizuar edhe në Itali. Kjo rrezikon edhe furnizimin por sjellë dëme të pa riparueshme për ekonominë e vendit “- theksoi Rukiqi.
I pari i OEK-ut tregoi që i kanë drejtuar tre kërkesa në drejtim të ekzekutivit në mënyrë që bizneset ta kalojnë më lehtë situatën e krijuar.
Apeli është shumë i drejtpërdrejtë tek ato biznese që nuk preken nga vendimi i qeverisë, duhet të dalin edhe të punojnë me masat mbrojtëse.
Sipas tij kërkesa më urgjente janë shtyrja e pagesës së kredive për qytetarët dhe bizneset.
“Shteti të ketë parasysh tre kërkesa nga ne:Shtyrja apo riprogramimi i kredive, që bizneset ose qytetarët të mos kenë presion të kthimit të kredive në këtë kohë, pa rrezikuar sistemin financiar. Shtyrja e raportimit financiar, pjesën e TVSH-së. Sqarimi i një qarkore, rregullimi i punës mes dy prindërve, tek marrja e pushimit dhe qëndrimit me fëmijet. Kemi propozuar një pako stimuluese, pagesa e qirasë, apo mungesa e punëtorëve në punë që qeveria të përkrahë bizneset me një pagë minimale bizneset ”
“Kjo është shumë me rëndësi që punëtorët të dalin në punë, që inspektorët të mos shkelin ligjin sepse po mbyllim bizeset që nuk janë prekur nga vendimi i qeverisë. Pra të dinë ta lexojnë vendimin ”
“Të sigurohet që ka shtyerja të kredisë dhe të mos ketë kategorizim në kredi. Të shtyhet raportimi financiar. Këto janë urgjente pastaj të tjerat rregullohen “.
Kreu i Odës Ekonomike pati edhe kërkesa të tjera në adresë të Qeverisë.
“Ne kemi pasur edhe një kërkesë që është zgjidhur pjesërisht .Kosova nuk ka transportues të mallrave, nuk kemi vozitës, sepse nuk ua pranojnë dokumentet, shumica e transportit e bëjmë me vozitës nga vendet tjera. Dje kemi pasur një problem një kamion nga Mali i Zi nuk është lejuar të hyjë në Kosovë. Malli ka qenë për Kosovën, ndërsa shoferi maqedon.
“Kjo sepse Qeveria pati marrë vendim që të ua ndalojë hyrjen shtetasve të huaj në Kosovë. Tani kjo është zgjidhur për mallrat dhe barnat që hyjnë në Kosovë. Nëse ishte dashur të zbatohet strikt, ne do të mbeteshim pa mall “-tha Rukiqi.
“Ne kemi pasur edhe një kërkesë. Kërkesa për miell i ka tejkalua planifikimet. Ka ende stoqe por furnizimi është i vështirësuar. Ne kemi kërkuar aktivizimin nga shteti të Rezervës Shtetërore. Shteti duhet të di ku e ka rezervën. Shteti duhet të ketë edhe informatat lidhur me kërkesat “-tha ai.
Ndërkaq Skënder Krasniqi Kryetari i Odës së Afarizimit të Kosovës kërkoi që Qeveria të reagoi më shpejtë ndaj kërkesave të komunitetit të biznesit.
“Shteti duhet të reagoj ndaj kërkesave tona. Duhet të jepen leje të veçanta për sektorë të caktuar për lëvizjen.Ne sot kemi tre komuna në karantinë, nesër mund ti kemi të gjitha. Duhet të ketë një pako përkrahëse për bizneset për pagat, tatimet, pagesat dhe qiratë. Sepse kjo gjendje mund të zgjasë dhe mund të kemi një problem “- tha Krasniqi.
E drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës Arian Zeka, tha se duhet të fillohet një fushatë vetëdijësuese për largimin e panikut.
“Qeveria duhet të jetë më e koordinuar me akterët e tjerë, ashtu siç jemi edhe ne si asociacione e biznesit. Unë kisha bërë një kërkesë që të fillohet edhe një fushatë vetëdijësuese për të shmangur panikun, sepse nga ajo që kemi vërejtur ka panik tek punëtorët. Për atë arsye ka pasur edhe hezitim për të dalë në vendin e punës “- tha Zeka