Rukiqi: Qytetarëve duhet t`u hiqet frika për papunësi masive
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t`ua largojë qytetarëve frikën nga papunësia masive, gjatë kësaj situate me virusin Covid-19, transmeton “Zëri.info”.
Përmes një postimi në rrektin social Facebook, Rukiqi ka ndarë një thënie të presidentit austriak Sebastian Kurz për ta sqaruar këtë situatë.
Postimi i plotë i Rukiqit:
Qytetarët austriakë jo vetëm që kanë frikë nga virusi, por edhe frikë nga humbja e vendit të punës. Tani është e rëndësishme të bëjmë gjithçka për të parandaluar “papunësinë masive” -Sebastian Kurz
Pra eshte detyre e Qeverise te largon kercenimin dhe friken nga virusi, por edhe friken dhe kercenimin nga papunesia masive. Kjo behet vetem me veprime konkrete. Keto nuk po i shohim ne Kosove.