Rukiqi: Punëtorët po refuzojnë të shkojnë në punë, Qeveria nuk e ka ndal punën në sektorin privat
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka sqaruar se Qeveria nuk e ka ndalur punën në sektorin privat, meqenëse shumica e punëtorëve po refuzojnë të shkojnë në fabrikat ku prodhohet.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rukiqi ka thënë se prodhimi nuk mund të bëhet në shtëpi dhe nga shtëpia, duke shtuar se ndalja e prodhimit rrezikon komplet zingjirin e furnizimit.
“Ka refuzime në rritje të punëtorëve për të punuar në fabrika, aty ku prodhohet. Qeveria nuk e ka NDAL punën në sektorin privat. Vetëm ka kërkuar të riorganizohet, për punën që mund të kryhet në distancë apo nga shtëpia. Prodhimi nuk mund të bëhet në shtëpi dhe nga shtëpia. Ndalja e prodhimit, rrezikon komplet zingjirin e furnizimit”, ka shkruar Rukiqi./FaktePlus