Rukiqi paralajmëron kaos ekonomik
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se nëse nuk ndalohen veprimet për mbylljen e bizneseve për të cilat nuk ka vendim nga Qeveria e Kosovës, atëherë vendi do të futet në kaos.
Sipas tij, inspektorati po i mbyll shumë biznese të cilat nuk janë në kategorinë e bizneseve për të cilat ekzekutivi i vendit ka marr vendim për mbylljen e tyre.
Në një prononcim për Gazetën Insajderi, Rukiqi ka thënë se nuk ndalohen këto veprime atëherë Kosova mund të futet në kaos të furnizimit dhe në kaos ekonomik.
Po është vendimi i inspektoratit, ne në Kosovë momentalisht i kemi të ndaluara kafet, baret, restaurantet dhe qëndrat tregtare. Ndërsa, pjesa pjetër mund të organizojë punën me kushtin që sigurojnë masat mbrojtëse për punëtorët dhe të bëjnë përpjekje maksimale për të mbajtur distancën”.
“Sot kemi prapë vazhdim të mbylljeve të bizneseve tjera që nuk janë në këtë kategori dhe normalisht kjo po krijon telashe tjera edhe në furnizim por normalisht edhe të kompanitë duhet të mbijetojnë pavarësisht krej kësaj situate. Kanë vazhduar të fuinskionojnë edhe në Itali dhe vendet tjera ku është rasti më i theksuar. Prandaj ne duhet të bëjmë përpjekje të marrim masa mirëpo të njëjtën kohë mos me rreziku tërë funksionimin e ekonomisë”, tha Rukiqi për Insajderin.
Sipas tij, po mbyllen edhe bizneset që nuk janë në kategorinë që nuk janë ndaluar dhe ky është problemi, pasi nëse mbyllen të gjitha atëherë nuk do të ketë qarkullim të parasë dhe mas kësaj situate mund të ketë falimentim të kompanive.
Normalisht që po, sepse ne duhet të sigurohemi që të kemi mjaftueshëm edhe furnizime edhe të kemi mjatueshëm edhe qarkullim të parasë që kur të kalojë krejt kjo situatë të mos jemi në situatrë që të falimentojnë gjysma e kompanive”, është shprehur Rukiqi.
Qeveria e Kosovës me vendim ka urdhëruar mbylljen e të gjitha kafiterive, restauranteve, bareve, klubeve të natës dhe qëndrave tregtare. Ndërsa, gjatë kësaj kohe sipas vendimit të qeverisë mund të punojnë marketet me gjëra ushqimore dhe barnatoret.