Rukiqi: Kemi 10 milionë euro humbje në ditë si pasojë e situatës me Koronavirusin
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se po shkaktohen 10 milionë euro dëme në baza ditore në vend për shkak të situatës me Coronavirus.
Sipas tij, nëse kjo situatë zgjatë edhe tre muaj humbjet do të jenë deri në 1 miliard euro.
Rukiqi ka përmendur se ka rënie të qarkullimit deri në 20% në sektorin e ndërtimit dhe prodhimit.
“Kjo është jashtëzakonisht shumë për ekonominë tonë nëse kjo zgjat deri në 3 muaj që janë diku 1 miliard euro dëme në ekonominë e vendit”, ka thënë ai.
Rukiqi tha se propozimi i Ministrisë së Financave që punëtorët e sektorit privat të kompensohen me nga 170 euro, është e vogël