Rukiqi ka një njoftim për punëtorët që punojnë në komunat ku ka orë policore

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka njoftuar se punëtorët që punojnë në komunat ku ka orë policore, mund të kthehen në vendbanimet e tyre deri në një orë pas fillimit të orës policore.
Por, ata duhet të kenë me vete vërtetimin që kanë qenë në orar të punës deri në orën 19:00.
Sipas Rukiqit, edhe punëtorëve të kompanive që e kanë të organizuar punën me turne dhe që punojnë edhe pas orës 19:00, u lejohet levizja, duke e prezantuar dokumentin e nxjerrur nga ATK.
“Qendra Operative e Ministrise te Puneve te Brendshme e ka percjellur informaten tek policia ne menyre qe te mos kete asnje pengese ne levizjet e punetoreve”, ka shkruar Rukiqi.
“Punë pas orës 19:00”- Rreth 30 mijë qytetarë morën këso certifikata nga ATK-ja