Rukiqi i quan shantazhe kërkesat e SBAShK-ut
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi e ka quajtur të patolerueshëm e shantazhues paralajmërimin për grevë nga Sindikatës së Bashkuar për Arsim dhe Kulturë (SBAShK).
Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook tha se kërkesat e SBAShK-ut për rritje ta pagave për arsimtarët janë të pa tolerueshme, sepse Kosova i ka pagat më të larta në rajon.
“Është e pa tolerueshme shantazhi i vazhdueshëm (çdo semestër) që bëhet nga kjo sindikatë, për institucionet dhe shoqërinë. Mesatarja e pagave në arsim është me e larta në rajon, ndërsa produktiviteti dhe cilësia janë në nivele inferiore. E kemi përkrahur rritjen e buxhetit për arsim, por me kusht që kjo të jep rezultate dhe të lidhet me performancë”, ka deklaruar Rukiqi.
Ai ka shtuar se buxheti nuk mund të jetë në funksion të trashjes të beneficioneve për asnjë kategori dhe për t’ju dhënë drejtësi, të gjitha padrejtësive historike.
“Thirrja në histori dhe në kontribute “shekullore”, nuk mund dhe nuk duhet të bëhet barrë për gjeneratat e reja. Sektori publik nuk mund të shndërrohet në strehimore sociale”, ka shtuar Rukiqi.
Sipas tij, thirrja në histori dhe në kontribute “shekullore”, nuk mund dhe nuk duhet të bëhet barrë për gjeneratat e reja.
“Sektori publik nuk mund të shndërrohet në strehimore sociale”.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) ka njoftuar se nga e hëna do të fillojnë grevën e përgjithshme në të gjitha institucionet arsimore, pasi që Qeveria e Kosovës i ka diskriminuar në projektligjin për paga.