Rukiqi e quan lajm të mirë miratimin e rishikimit të buxhetit
Me 67 vota për ka kaluar në Kuvend të Kosovës miratimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.
E për këtë ka reaguar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi.
Ai ka thënë se ky është një lajm i mirë, për çka ka uruar që të miratohet edhe në leximin e II-të.
Postimi i tij:
Lajm jashtëzakonisht i mire, miratimi i rishikimit te buxhetit në leximin e I-rë. Urojme qe te miratohet edhe ne leximin e II-te ne afatin me te shpejte te mundshëm.
Miratimi i buxhetit te rishikuar, hap rrugën për futje të parasë ne ekonomi, për të shpëtuar atë çka mund të shpëtohet.
Të mos harrojmë, sot janë bere 4 muaj qe nga fillimi i masave kufizuese dhe sektori privat nuk është mbështetur as minimalisht.