Rugova tregon se si do të veprojnë nëse VV nuk heq dorë nga pozita e Kryeparlamentarit
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Haki Rugova,ka thënë se pret që të arrihet një marrëveshje me Vetëvendosjen dhe brenda afatit kohorë kushtetues dhe të formohet Qeveria.
“Po presim nga Vetëvendosja, obligim ligjor është që partia e parë ta formon Qeverinë, ne po presim nga mandatari të na fton në takim në mënyrë që të formohet Qeveria”, tha Rugova.
Rugova foli edhe për postin e Kryeparlamentarit të cilin po kërkon LDK-ja.
Ai tha se në rast që Lëvizja Vetëvendosje nuk heq dorë nga posti i Kryeparlamentarit për kompromise tjera duhet që të takohen.
“Kërkesa jonë është që të heqin dorë prej postit të Kryeparlamentarit dhe të na ftojnë në takim në mënyrë që të arrihet marrëveshja, në rast se Lëvizja Vetëvendosje nuk heq dorë nga posti i Kryeparlamentarit, për kompromise tjera duhet që t’iu kthehen takimeve”, tha Rugova për frontonline
Ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë pranuar që të përgjigjen se çfarë është duke bërë lideri i tyre që marrëveshja me LDK-se të arrihet brenda këtij afati kohorë.