Rugova për reagimin ndaj Vjosa Osmanit: E kam mike por duhet ta respektojmë statutin e partisë
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Naser Rugova, ka shpjeguar statusin e tij drejtuar Vjosa Osmanit, ku i sugjeronte të kalonte në VV.
Rugova ka thënë se ai nuk mund ta largojë askënd nga partia, por që vendimet e organeve duhet respektuar.
“I rekomandoj Vjosës të anëtarësohet edhe zyrtarisht në VV. Qëndrimi i saj në LDK, thjesht sa për formalitet, është fyerje për një pjesë jo të vogël të anëtarësisë së LDK-së. Me qeverinë Hoti, si formë konkrete e refuzimit të populizmit si model dhe taktikë politike, LDK ka rrezikuar shumë, por kjo nuk është sakrifica jonë e parë dhe sigurisht që nuk do të jetë e fundit, sepse LDK nuk bën aventura me fatin e Kosovës.”, kishte shkruar ai në Facebook.
‘’Janë dy rrugë: O ktheju partisë dhe respekto vendimet e shumicës, verdiktin e kushtetueses dhe sugjerimet e miqve tanë strategjik o shko në VV sepse po del shumë keq si zëdhënëse e saj nga një subjekt tjeter!’’
Ndërkohë Rugova ka shpjeguar statusin e tij.
“Nuk ia tregoj derën askujt sepse Vjosa Osmani është nënkryetare e LDK-së, ka qenë kandidate për kryeministre. Unë jam anëtar i Këshillit të Përgjithshëm. E kam mbështetur shumë Osmanin para se të kandidohej. I pari në medie e kam potencuar si kandidate. E kam votuar kandidaturën e saj dhe nuk jam penduar fare. E kemi ndërtuar një frymë pajtimi në parti. Paraprakisht konsideroj se grupi parlamentar i LDK-së ka bërë një opozitarizëm. E kemi ndërtuar një ekip solid. Kemi prit fitore. Është në traditën e LDK-së. Jemi partia e parë anti-komuniste në LDK. Statusi i LDK-së është sikur Kushtetuta për një shtet. Jemi të obliguar si pjesëtar të organeve të partisë që të respektojmë statutin.’’, ka thënë ai në T7.
‘’Qëndrimi im ka qenë të respektohet vendimi i organeve.’’
‘’Mesazhi ndaj Vjosa Osmanit nuk ka qenë personal. Unë e kam mikeshë të mirë. Por jam besnik ndaj vendimeve të partisë’’, përfundoi ai.