Rrusta e PSD-së për Arben Vitinë: Pse nuk po e jep asnjë propozim a këshillë
Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta, ka reaguar pas situatës së fundit të krijuar në vend si pasojë e pandemisë COVID-19.
Ajo ka pyetur se ku është ish-ministri Vitia i cili nuk po e jep asnjë këshillë e ndihmë tashmë që nuk është i veshur me pushtet.
Derisa i ka rikujtuar atij pjesëmarrjen në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje, që sipas Rrustës ishte një veprim që nuk i jep të drejtë Vitisë që të flasë për COVID-19.
“Ku mbeti Arben Vitia? Vërtetë që e drejta e fjalës i ka rënë pas festës në shesh, por meqë shumica thonin që nuk e ka për pushtet por për shëndet, atëherë pse asnjë propozim, këshillë a ndihmë nuk e dha, kur nuk ishte i veshur me pushtet institucional?”, ka shkruar Rrusta.