Rrugëtimi i Kombëtares së Kosovës drejt Euro2020 (VIDEO)
Kombëtarja e Kosovës do ta presë sonte Malin e Zi në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Çfarëdo rezultati përveç fitores nënkupton se verdhekaltrit rrezikojnë të mbesin jashtë garës për kualifikim në Kampionatin Evropian 2020.
Ekipi i Bernard Challandes, aktualisht është katër pikë prapa lideres Anglisë dhe vetëm një pikë prapa vendit të dytë, Republikës së Çekisë në Grupin A kualifikues.
Prandaj Kosovës do i duhet fitorja me patjetër ndaj Malit të Zi, i cili ka humbur shanset për kualifikim, në mënyrë që ta vazhdojë ëndrrën për Euro 2020.
E qytetarët presin fitoren e Kosovës në ndeshjen që zhvillohet sonte nga ora 20:45.
Ata për FaktePlus kanë thënë që në këtë përballje fitorja e Kosovës është e sigurt, pasi që kanë ekip më të konsoliduar dhe lojtarë më të përgatitur.
Ata gjithashtu kanë dhënë edhe mendimet e tyre për rezultatin.
Për më shumë shihni videon: