Rruget e vdekjes dhe logjika e ndëshkimit!
Eshte e dhimbshme te degjosh thuaja se cdo dite lajme per aksidente me pasoje vdekjen. Rruget tona, qe do te duhej te ishin rruge te jetes, jane shnderruar ne rruge te vdekjes!
Asgje nuk eshte e papritur, sepse cdo vere po perseritet e njejta, cdo vere po shuhen familje te tera.
Per shumicen e rasteve, shkaktare po thuhet se jane shpejtesia dhe mospershtatja me kushtet e rruges! Ky refren por perseritet pas cdo aksidenti dhe vit pas viti, ashtu sic po perseritet apeli per te pasur kujdes, por pa ndermarre masa konkrete per t’i parandaluar keto aksidente, nese jo per t’i eliminuar ne teresi atehere se paku per t’i zvogeluar sa te mundet.
Institucionet kompetente, te lene pershtypjen se nuk po ndermarrin asnje veprim! Ose, e tera qe po bejne dhe po ju shkon ne mendje eshte kercenimi me denime te larta per shkelesit e rregullave te trafikut.
Por, per mua kjo nuk eshte zgjidhje! Kercenimet dhe logjika e denimit nuk do te duhej te ishte rruga drejt parandalimit te aksidenteve, por e kunderta, logjika e bashkepunimit dhe e mbikqyrjes se rrugeve, e sidomos e pikave me te ndieshme e ne te cilat shkaktohen aksidente! Kjo natyrisht qe do veprime te studiuara dhe te menduara mire dhe do perkushtim e plan operacional nga organet kompetente me ne krye Policine e Kosoves. Por, ne asnje menyre, zgjidhja nuk vjen permes kercenimeve dhe ndeshkimit, sepse kjo eshte logjike e gabuar!
Perndryshe, logjika e ndeshkimit, eshte ajo e cila eshte e instaluar tek Policia e Kosoves (dhe jo vetem) dhe sipas saj, Policia i ngre pikat e kontrollit, aty ku e di se ngasesit e automjeteve bejne gabime, me qellim ndeshkimi dhe denimi, e nuk ngre pika kontrolli neper ato pika ku ngasesit jane te rrezikuar te shkaktojne aksidente fatale, e me qellim mosshkaktimin e tyre dhe shpetimin e jeteve te tyre.
Policet qe i shini ne foto dhe koleget e tyre, prej ditesh te tera dhe me ore te tera qendrojne ketu per t’i denuar ata qe parkojne ne trotuare. Nuk them qe nuk kane te drejte, por sikur keta dhe shume police te tjere qe vrapojne per t’i ndeshkuar ngasesit qe parkojne veturat keq, te kalonin kaq kohe neper akse rrugore ku dihet se mund te ndodhin aksidente dhe ta kryenin me po kaq pasion punen e tyre, jam i bindur se do te parandalonin shume aksidente me pasoje vdekjen!
Prandaj, eshte koha qe nga apeli dhe nga logjika ndeshkuese te kalohet ne veprime konkrete per t’ua shpetuar jeten edhe atyre ngasesve qe nuk i respektojne rregullat e trafikut! Ky duhet te jete qellimi dhe misioni i te gjitheve, e sidomos i Policise se Kosoves!