“Rrugët e përgjakura”, për tre muaj vdiqën 19 persona nga aksidentet
Pothuajse çdo ditë raportohet për aksidentet që ndodhin në rrugët e Kosovës. Disa nga to përfundojnë me fatalitet, e disa me të lënduar dhe dëme materiale.
Por numri i aksidenteve është i lartë. Sipas Policisë së Kosovës, në periudhën Janar-Shkurt-Mars kanë ndodhur 4405 aksidente, prej të cilave 18 kanë përfunduar me fatalitet.
Ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit 2020, kanë ndodhur 3308 aksidente, 17 prej të cilave morën jetë njerëzish.
Në tremujorin e parë të vitit 2021 humbën jetën 19 persona nga 18 aksidente. Të njëjtat statistika për të vdekurit vlejnë edhe për tremujorin e parë të vitit të kaluar.
Gjatë kësaj periudhe në vitin 2020 kanë ndodhur 1129 aksidente me lëndime, prej të cilave 2157 persona kanë pësuar lëndime, shkruan FaktePlus.
Ndërsa në vitin 2021, kanë qenë 1521 aksidente me lëndime, prej të cilave 3011 persona janë lënduar.
Sipas tabelës së Policisë së Kosovës dërguar Agjencisë së Lajmeve FaktePlus, shihet se nëse i krahasojmë këto dy periudha të njëjta të viteve të ndryshme, në vitin 2021 ka pasur më shumë aksidente në vitin 2020, mirëpo ka pasur më pak gjoba të shqiptuara.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 29 aksidente, mirëpo vetëm me dëme materiale, pra nuk ka pasur të vdekur dhe të lënduar./FaktePlus/