Rruga Prishtinë-Mitrovicë, Aliu: Investim infrastrukturor për zhvillimin ekonomik të vendit
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se rruga Prishtinë-Mitrovicë, është një investim infrastrukturor me rëndësi madhore për zhvillimin ekonomik të vendit.
Përmes një postimi në Facebook, ai poashtu ka uruar të gjithë qytetarët për fillimin e punimeve të kësaj rruge.
“Rruga Prishtinë – Mitrovicë, po bëhet. Filluam javën me vizitë tek lokacioni ku po zhvillohen Punimet Ndërtimore të Rrugës Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë. Me gjatësi prej 9.78 km, punët ndërtimore përfshijnë zgjerimin e rrugës ekzistuese, rrugë kjo me katër korsi, me dy drejtime të ndara, me korsi secila prej 3.75m gjerësi, e po ashtu edhe me korsi ndihmëse në të dyja anët me gjerësi prej 2.0m, si dhe objekte ndihmëse dhe struktura tjera infrastrukturore si ura. Tani ky projekt është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve, një investim infrastrukturor me rëndësi madhore për zhvillimin ekonomik të vendit. Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Aliu.
Në hapjen e punimeve të kësaj rrugë, I pranishëm ishte edhe kryeministri I Kosovës, Albin Kurti.