Rron Gjinovci bën thirrje për protestë dhe bllokim të rrugëve të Kosovës deri në zgjedhje
Drejtori i ORC dhe aktivisti Rron Gjinovci, ka bërë thirrje që në Kosovë të mbahen protesta dhe të bllokohen rrugët në Prishtinë, deri të shpallen zgjedhjet e reja në vend.
Rron Gjinovci në një postim në Facebook ka bërë thirrje që të shtunën të mbahen protesta dhe të kërkohen zgjedhjet e reja në vend.Ai ka publikuar dy opsione, ku sipas tij, i pari ka të bëjë me mbushjen e shesheve dhe sipas llogarisë së tij, rrugët dhe sheshet e Prishtinës kanë mjaftueshëm sipërfaqe për me i akomodu dhjetëra mijëra protestues me distancë 2 metra nga njëri tjetri.
Ndërsa opsioni 2, bllokimi i rrugëve në afërsi të vendbanimit qytetarëve kudo nëpër Kosovë nga mëngjesi i së shtunës deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja.Kujtojmë që Gjinovci ka qenë njëri ndër mbështetësit më të mëdhenj të Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë dhe pas zgjedhjeve.