Rrokulliset vetura në rrugën Gjilan-Prishtinë, ka persona të lënduar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan, afër fshatit Labjan.
Lajmin e ka konfirmuar për Reporterin, Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.
“Po ka ndodhur një aksident ku është rrokullisur një veturë, ka persona të lënduar, por nuk kemi detaje tjera për momentin”, ka thënë ai.
Sipas pamjeve që ka publikuar media lokale Rqadiostar shihet një veturë ëshë rrukollisur e tërë.