Rrjeti kryesor celular i Ukrainës u godit nga një sulm i madh kibernetik, dhjetëra miliona njerëz mbetën pa shërbime celulare
Rrjeti kryesor celular i Ukrainës, Kyivstar, thotë se ka qenë objektiv i një sulmi të fuqishëm kibernetik.
Klientët kanë mbetur pa qasje celulare dhe pa akses në telefon, derisa sirenat e sulmit ajror të një qyteti nuk funksionuan. Shefi ekzekutiv i Kyivstar supozoi se Rusia mund të ishte prapa sulmit.
Shërbimet e sigurisë të Ukrainës janë duke e hetuar rastin.
Rrjeti Kyivstar vlerësohet të ketë rreth 24 milionë klientë me shërbime celulare dhe një milion përdorues të internetit në shtëpi.
Sipas raporteve të martën në mëngjes thuhej se njerëzit dhe bizneset kishin humbur sinjalin celular dhe qasjen në internet.
Sirenat e sulmit ajror në qytetin verilindor të Sumy-t gjithashtu nuk funksionuan si rezultat i ndërprerjes.
Autoritetet ushtarake në zonë njoftuan se do të dërgojnë polici dhe automjete emergjente për të paralajmëruar banorët për çdo sulm të mundshëm me raketë ose dron.