Rrjeti elektrik po monitorohet në kohë reale nga Qendra Dispeçerike e KEDS
Sot kur konsumatorët tanë po shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, ekipet tona po sigurohen që furnizimi me energji elektrike të jetë stabil në qendrat e votimit.
Investimet e bëra ndër vite në modernizim dhe dixhitalizim të rrjetit nga KEDS po mundësojnë që i gjithë rrjeti të monitorohet dhe menaxhohet nga distanca. Përmes kësaj qendre, e cila sot po punon me kapacitete të shtuara, arrihet që në kohë rekorde të bëhet identifikimi, lokalizimi, shkyçja dhe kyçja e linjave, duke ndikuar kështu në zvogëlimin e kohëzgjatjes së ndërprerjeve dhe intervenimin e shpejtë të ekipeve tona. E gjithë kjo po arrihet nga sistemi SCADA dhe programi Kosovanet.
Ndërkaq, në terren janë mbi 1000 punëtorë të cilët janë shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit, në mënyrë që për çdo të papritur në rrjetin elektrik, të intervenohet menjëherë.
KEDS do ju mbajë të informuar edhe nga terreni me zhvillimet e fundit.