Rritet tregtia me pakicë e karburantit për automjete
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Tregtisë me Pakicë për tre mujorin e dytë.
Bazuar në këtë raport, në tremujorin e dytë të vitit 2019, krahasuar me tremujorin paraprak, tregtia me pakicë e prodhimeve ushqimore shënon rënie për 10.6 për qind.
Kurse rritje prej 15.4 për qind ka pasur tregtia me pakicë e karburantit për automjete.
Në këtë raport janë prezantuar të dhëna për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve në tre mujorin e dytë të këtij viti.
Bazuar në këtë raporti, krahasuar me tre mujorin e parë rritje ka pasur në tregtinë me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara 15.4 %, tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara 11.0 %, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara 3.3 % dhe tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 0.3 %.
Derisa gjatë këtij tremujori, rënie kanë shënuar: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (-19.1%); Tregtia me pakicë e prodhimeve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (-10.6%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (-6.5%); dhe Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (-6.2 %).