Rritet presioni ndaj Qeverisë për heqjen e taksës
Ambasadori Philips Kosnett të enjtën ka takuar krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Ai gjatë takimit me Kryeministrin Albin Kurti, kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmanin, Zëvendës Kryeministrat Avdullah Hoti dhe Haki Abazi, dhe me Ministrin e Jashtëm Glauk Konjufca, u ka folur për eliminimin e tarfiës 100 % ndaj Serbisë dhe Bosnjës Hercegovinës.
Kjo pasi që sipas Kosnett kështu vijnë përfitimet ekonomike dhe sigurohet paqja, drejtësia dhe prosperiteti.
Kështu u bë e ditur në njoftimin e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë.
“Ambasadori Kosnett vazhdon takimet e tij të vazhdueshme me përfaqësuesit e qeverisë së re duke u takuar sot me Ministrin e Brendshëm Veliu. Ai është takuar me Kryeministrin, kryetaren Osmani, Zëvendës Kryeministrat Hoti dhe Abazi, dhe me Ministrin e Jashtëm Konjufca, dhe mezi pret të takojë ministrat e tjerë. Ai po vazhdon gjithashtu takimet e tij të rregullta me liderët e partive opozitare.
Në të gjitha këto takime, si në takimet e tij të rregullta me kryeministrin Kurti, ambasadori Kosnett foli për rëndësinë e marrëdhënies së SHBA me Kosovën, me fokus në avancimin e synimeve tona të ndërsjella për të siguruar paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, dhe përfitimet ekonomike vijnë duke eliminuar menjëherë tarifat”.