Rritet numri i viktimave nga zjarret në Turqi
Është rritur numri i personave që kanë humbur jetën nga zjarret në bregdetin jugor të Turqisë.
Deri dje në këtë pjesë janë regjistuar 8 viktima, përcjellë FaktePlus.
Dy viktima tjera u regjistruan për shkak të zjarreve në qytetin jugor të Manavgat, ndërsa 10 të tjerë u lënduan, tha ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca, shkruan Reuters.
Ditëve të fundit mbi 100 zjarre kanë shpërthyer në Turqi.
Që nga e mërkura mijëra njerëz janë evakuar nga shtëpitë e tyre. Qeveria turke u zotua të rindërtojë shtëpitë e dëmtuara dhe të kompensojë humbjet në zonat e prekura nga zjarret.