Rritet numri i vdekjeve në burgjet e Kosovës
Në vitin 2019 kanë vdekur tetë persona në burgjet e Kosovës, ose pesë më shumë sesa në vitin paraprak. Për organizatat joqeveritare që bëjnë monitorimin e burgjeve kjo është shqetësuese.
Që nga viti 1999 e deri më tash në burgjet e Kosovës kanë vdekur 70 të burgosur.
Sipas të dhënave zyrtare, 54 raste janë raportuar si vdekje dhe 16 si vetëvrasje.
Sipas drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, vdekjet në burgje kanë të bëjnë me fenomenin e moshës apo llojet e sëmundjeve të kanë të burgosurit, shkruan rel.
Thaçi tha se 24 të burgosur janë shumë në moshë të shtyrë dhe kanë sëmundje kronike.
Aktualisht në burgjet dhe qendrat e paraburgimit në Kosovë janë 1767 persona.