Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri
Rritet sërish numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Shqipëri.
Nga përditësimi i të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, mësohet se përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 14 raste të reja, duke e çuar në 726 numrin total të personave të prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Janë 9 raste të reja në Krujë, 4 në Tiranë dhe 1 i infektuar në Shkodër. Janë 7 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Në Shqipëri janë 288 raste aktive me koronavirus.