Rritet numri i të fëmijëve të infektuar me Covid në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar
Derisa Omicron po përhapet me shpejtësi në SHBA, të pavaksinuarit janë më të rrezikuar, përfshirë fëmijët.
Numri i fëmijëve të shtuar në spital është rritur me 30-50% gjatë javëve të kaluara.
Ndërkohë, 20-25% e fëmijëve në SHBA të moshës 5-11 vjeç janë vaksinuar kundër Covid-19.
Në Mbretërinë e Bashkuar, më shumë se 500 fëmijë janë shtruar në spital gjatë javës së kaluar, ndërsa 109 fëmijë nën moshën 5 vjeç morën trajtim gjatë dy ditëve.
Qeveria britanike ka rekomanduar vaksinimin me Pfizer të 330,000 fëmijëve më të rrezikuar të moshës 5-11 vjeç./