Rritet numri i personave që vuajnë nga uria, familjet afgane detyrohen të shesin fëmijët
Programi Botëror i Ushqimit ka deklaruar se numri i njerëzve që ndodhen në prag të urisë në 43 vende, është rritur në 45 milionë.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara thotë se kjo rezultoi pas një vlerësimi të sigurisë ushqimore që gjeti se 3 milionë të tjerë përballen me zinë e bukës në Afganistan.
Në një intervistë për “BBC” drejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit, David Beasley u shpreh se situata në Afganistan është aq e keqe sa vështirë se mund të imagjinohet.
Sipas ekspertëve dimri i ftohtë do të rrezikojë miliona njerëz, përfshirë fëmijët të cilët ka të ngjarë të përballen me krizën e urisë.
Familjet që përballen me pasigurinë ushqimore po detyrohen të martojnë herët fëmijët, duke i hequr ata nga shkolla ose duke i ushqyer me karkaleca, gjethe dhe kaktus.
Afganistani po përballet me krizën më të madhe humanitare në botë ku raportimet e mediave tregojnë situatën e rëndë atje.
Shume familje janë të detyruara të shesin fëmijët e tyre në përpjekje të dëshpëruar për të mbijetuar.
Rritje e shkallës së urisë gjithashtu është vënë re në Etiopi, Haiti, Somali, Angolë, Keni dhe Burundi.