Rritet numri i britanikëve që mendojnë se jeta nuk do të kthehet kurrë në normalitet
Një numër i madh i qytetarëve në Britani të Madhe besojnë se jeta nuk do të kthehet kurrë në normalitet për shkak të pandemisë COVID-19.
Ky studim u realizua nga Zyra për Statistikat Kombëtare në lidhje me ndikimet sociale të virusit, në bazë të së cilit rreth një në gjashtë persona thonë se jeta nuk do të kthehet në normalitet.
Numri i qytetarëve që besojnë kështu është rritur pas rasteve të shfaqura me variantin Omicron.
Kujtojmë se në fillim të këtij viti, vetëm 3% e njerëzve mendonin se jeta nuk do të kthehej kurrë në normalitet, shifër kjo që është rritur.