Rritet kostoja e ndërtimit, ngritje edhe në kategori tjera
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e çmimeve të ndërtimit për tremujorin e tretë të këtij viti, ku të dhënat tregojnë se indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit në Kosovë pati ngritje për 0.5 për qind, krahasuar me tre mujorin e dytë të këtij viti.
Sipas indeksit të tërësishëm rritje më të madhe kishte te kategoritë: transporti (14.3 për qind), energjia (1.6 për qind) dhe kostot e tjera me 0.6 për qind.
“Ndërkaq, krahasuar të njëjtën periudhë, pra tremujorin e tretë të këtij viti me atë të vitit paraprak, shihet se indeksi i kostos së ndërtimit pati ngritje prej 2.0 për qind. Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt te kategoritë: transporti (14.3 për qind), energjia (2.5 për qind), materialet (2.1 për qind) dhe kostot e tjera (1.3 për qind ).
Këtu mund t’i gjeni të dhënat e detajuara mbi kostot e ndërtimit, mandej edhe për kategorinë e transportit, energjisë, etj.LEXO KETU