Rriten rastet me COVID-19, Greqia shtrëngon masat
Greqia do të forcojë kufizimet kundër COVID-19 duke përfshirë kryeqytetin Athinën dhe qytetin e dytë më të madh, Selanikun.
Masat e reja do të fillojnë këtë të shtunën dhe do të zgjasin deri më 15 shkurt, pas rritjes së infektimeve në të dy rajonet, shkruan CNN.
Masat e reja përfshijnë një shtetrrethim të rreptë fundjave duke filluar nga ora 18:00, po ashtu do të mbyllen shkollat e mesme dhe studentët do i kthehen mësimit online.
Në njoftimin e bërë nga qeveria greke thuhet se vetëm dyqanet ushqimore, marketet, farmacitë dhe furrat e bukës do të qëndrojnë të hapura gjatë fundjavës.