Rriten përsëri çmimet e derivateve në Kosovë
Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë përsëri kanë pësuar rritje.
Ndonëse, javën e kaluar u paralajmërua se në fund të muajit janar do të ketë ulje të çmimeve të derivateve, ndodhi e kundërta.
IndeksOnline raportoi të mërkurën e kaluar se çmimi i dizell-it ishte nga 1.18 deri në 1.27 cent, kurse i benzinës 1.20 deri në 1.29 cent.
Por këto çmime kanë ndryshuar këtë javë.
Çmimi aktual i dizell sot është 1.29 cent ndërsa i benzinës 1.31 cent.
Mbetet të shihet në javën në vazhdim a do të ketë ulje në çmimet e derivateve apo qytetarët do të vazhdojnë të përballen me ende me çmimet e larta.