Rriten çmimet e derivateve brenda natës në Kosovë
Që nga mbrëmë është vërejtur përsëri rritje e çmimit të derivateve në Kosovë. Në disa pompa derivatesh çmimi i litrit të naftës ka shkuar në 1.65 euro.
Fadil Berjani ka thënë se ka rritje në çmimin e importit, për të cilën arsye është vërejtur rritje edhe në pompat e derivateve.
Sipas Berjanit, çmimi i dizelit në Kosovë është 1.63, ani pse në disa pika shihet që është 1.65 për litër.
“Dizeli është 1.63, benzina 1.64. Ka lëvizje të çmimeve në Berz dhe nuk mund ta dijmë se çfarë çmimesh mund të kemi në ditët në vijim. Ajo që mund të them është se çmimet në import janë rritur. Çmimi përcaktohet nga importuesit dhe këtë e ka mundësuar Ministria e Tregtisë pasi që ka lejuar marsh të fitimit mbi 4%, që i bie mbi 6 cent për litër” ka thënë Berjani për Indeksonline.