Rriten 50 për qind pagat në sektorin e kulturës
Qeveria e Kosovës e ka miratuar gjatë mbledhjes së sotme plotësim-ndryshimin e rregullores për gradimin dhe pagat në sektorin e kulturës.
Rritje do të ketë për krijuesit dhe përformuesit, si dhe punonjësit profesionalë të trashëgimisë kulturore.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka thënë se përmes këtij akti, do të rritet paga në vlerë prej 50 për qind për këto kategori dhe do të përmbyllet procesi i punës së përbashkët i të gjithë akterëve.
Me këtë rast ai u ka bërë thirrje artistëve që të ndërpresin grevën dhe t’i kthehen punës dhe angazhimeve që kanë sipas planifikimeve të mëhershme./FaktePlus