Rrihen mes vete dy familje në Prizren, përdorën edhe bishta të sëpatave
Një rrahje mes anëtarëve të dy familjeve ka ndodhur dje në komunën e Prizrenit, e ku thuhet se janë përfshirë së paku 5 meshkuj, të cilët në pas incidentit edhe morën lëndime trupore, raporton FaktePlus.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas intervenimit për këtë rast në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar edhe dy bishta të sëpatave, që dyshohet se janë përdor gjatë rrahjes.
“Pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes dy familjeve, ku janë përfshirë pesë meshkuj kosovar. Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe konfiskuar dy shkopi të sëpatave”, thuhet nga policia.
Bëhet e ditur se si pasojë e rrahjes, një person ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa katër të dyshuar të tjera kanë pësuar lëndime të lehta.
Për gjithë këtë rast pasi njësitet policore kanë ndaluar të dyshuarit, me vendim të prokurorit, tre të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa një tjetër është liruar./FaktePlus