“Rri urtë, ose do të bëhesh meze…” – Nuk ndalet Turqia, kërcënon me luftë Greqinë
Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, iu drejtua me një mesazh të fortë Greqisë duke e paralajmëruar që të mos bëhet “meze” për interesat e të tjerëve.
Akar kishte parasysh Francën kur i drejtoi mesazhin Greqisë, e cila sipas tij përdor helenët për interesat e saja në rajonin e Mesdheut, transmeton abcnews.al.
“Greqia nuk duhet të bëjë asgjë në këtë krizë. Thjesht të rrijë urtë dhe të mos bëhet meze për interesat e të tjerëve“, u shpreh Akar duke kërcënuar kështu në mënyrë të drejtpërdrejtë Greqinë.
Konteksti i mesazhit dhe mënyra se si ai u shpreh nga ministri i Mbrojtjes është cilësuar një kërcënim për luftë nga mediat greke nisur edhe nga fjalia “të mos bëhen meze“.
Turqia dhe Greqia janë në një përballje jo vetëm diplomatike sa i përket Zonës Eksluzive Ekonomike përreth ishujve përballë Turqisë në Egjeun Lindor duke bërë që dy vendet e NATO-s të rrezikojnë edhe luftën.