Rrëzohet një punëtor i ndërtimit në Prizren, dërgohet në spital
![](https://fakteplus.net/wp-content/uploads/2023/01/auto_punetor-780x4391609759066-1-600x360-1.jpg)
Një burrë është rrëzuar duke punuar në një kompani të ndërtimit në Prizren.
Viktima, siç njofton Policia e Kosovës është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.
I njëjti ka pësuar lëndime trupore.
Rasti është në procedurë hetimore dhe po trajtohet si “asgjësim, dëmtim, heqje e pajisjeve mbrojtëse”.