Rrëzohet aeroplani i ambulancës në Emiratet e Bashkuara, katër të vdekur
Një aeroplan i ambulancës në Abu Dabi, i drejtuar nga policia e këtij shteti, është rrëzuar të shtunën, duke lënë të vdekur katër persona.
Policia e Abu Dabit nuk dha hollësi për vendin ose shkaktarin e aksidentit, shkruan India Today.
Sidoqoftë, zyrtarët policorë thanë se në mesin e viktimave janë dy pilotë, një mjek civil dhe një infermier.
Autoritetet shprehën ngushëllime për familjet, miqtë dhe kolegët e viktimave të këtij aksidenti.