Rrëzimi i Qeverisë Kurti, më në fund reagon Vjosa Osmani
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka reaguar përmes Twitterit për zhvillimet në vend.
Shkurt, përmes një cicërime në Twitter, ajo thotë “Luftoni koronavirusin, mos luftoni njëri-tjetrin”.
Më herët ka mësuar se në Kuvendin e Kosovës ka shkuar mocioni i mosbesimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ndaj Qeverisë Kurti, pjesë e së cilës është edhe vet.
Arben Gashi, gjatë ditës ka thënë se janë mbi 40 nënshkrime të deputetëve.
Derisa shumë politikanë e ndërkombëtarë, po u bëjnë thirrje institucioneve e eksponentëve në LDK, që të merren me koronavirusin COVID-19 e jo me çështje politike./FaktePlus
#LuftoniKoronaVirusin#MoseLuftoniNjeriTjetrin #FightCOVID19 #DontFightEachOther
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) March 20, 2020