Rrethanat e vdekjes së Raiolas – sëmundja nuk ia kërcënonte jetën, por i kërkonte rehabilitim në shtëpi
Gjatë ditës së sotme, bota e sportit dhe e futbollit në veçanti u trondit nga lajmi i vdekjes së një ndër agjentëve më të suksesshëm në futboll, Mino Raiola.
Italiani u nda nga jeta pas një sëmundjeje që e mundoi tash e sa kohë.
Ai u shtrua në spital janarin e këtij viti në Milano, por nuk u treguan saktësisht shkaqet e sëmundjes, e që më vonë u zbulua që kishte të bënte me mushkritë, transmeton lajmi.net
Raportet e mëtutjeshme mjekësore thonin që jeta e tij nuk ishte në rrezik, por që ky përkeqësim i gjendjes shëndetësore i kërkonte rehabilitim në shtëpi, në mënyrë që të mos sforcohej edhe më shumë.
Raiola ishte agjent i shumë futbollistëve të njohur, si: Erling Haaland, Paul Pogba, Zlatan Ibrahimovic dhe Romelo Lukaku.