Rrëshqitja masive e dheut, 6 viktima në Norvegji
Gjashtë trupa të pajetë janë gjetur gjatë kërkimit të personave të zhdukur pas rrëshqitjes masive të dheut në Norvegji. Katër viktima u zbuluan të premten dhe të shtunën, ndërsa listës së zezë iu shtuan edhe dy persona të tjerë të dielën.
Viktima e parë që u gjet ishte një 31-vjeçar. Aktualisht vijojnë të jenë të humbur edhe katër persona të tjerë. Forcat e kërkim-shpëtimit po vijojnë punën për gjetjen e tyre, por shanset për të pasur ene të mbijetuar po zbehen dita-ditës.
“Po punojmë në gropën që ka krijuar rrëshqitja. Kemi pesë ekipe që po punojnë të njëjtën kohë. Po bëjnë një punë të vështirë që nuk është pa rreziqe”, drejtuesi i operacionit të shpëtimit Goran Syversen.
Të dielën, vendin ku rrëshqiti dheu e vizitoi edhe mbreti e mbretëresha e Norvegjisë. “E kam të vështirë të them diçka pasi është e tmerrshme. Kjo ngjarje e rëndë na prek të gjithëve”, tha mbreti Harald pas vizitës.
Rrëshqitja masive e dheut ndodhi të mërkurën dhe krijoi një gropë gjigande ku thithi me dhjetëra shtëpi.