Rrëfimi emocionues i mësuesit Shefki, tregon se si Serbët ia vranë nxënësin e tij
Jemi në fshatin Shalë të Komunës së Lipjanit. Takohemi me mësuesin Shefki Kadriu i cili tërë jetën ia dedikoi edukimit. Nga prindi analfabet, u bë mësues shembull në këtë anë. Nuk e la me kaq, profesionin, pasionin, dhe misionin e mësuesit e trashëgoj edhe tek fëmijët. Me kollare, serioz e me shumë pasion na rrefeu rrugëtimin e tij për tu bërë mësues që nga dita e parë e deri në pënsion. Ishte rrugëtim i gjatë, 45 vjet e dy muaj. Sfida, kënaqësi emocion por mbi të gjitha mision.
Ai në këtë intervistë nder të tjera ka treguar një histori se si serbët ia kishin vrarë nxënsin.
“Forcat serbe gjatë lufes kanë hedhur një granatë, në atë vend ku ka rënë granata kanë qenë duke u la disa fëmijë. Për fatin tim të keq në ata vend ka qëlluar edhe një nxëmës i imi, Uran Amerllahu. Unë kuptova se ka ndodhur di çka, zbrita në ambolantën e cila ishte e improvizuar. Aty e pash Uranin të shtrirë në tavolinën e mjekut. E përqafova ne dy faqet. Fëmijët të gjithë janë të bukur, por ai ka qenë më i bukuri në klasë”, rrëfeu mësuesi.
Rrugëtimi i mësuesit Shefki, është edhe historia e shkollës shqipe në këto anë.