Rrahman Rama tregon kapacitetet e FSK-së për të karantuar qytetarët
Komandanti i FSK-së, gjenerali Rrahman Rama, ka thënë se ushtria ka kapacitet për karantinimin e 1800 njerezve.
Në Kosovë aktualisht janë 17 raste të konfirmuara që kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Në anën tjetër, kur po parashihen masa edhe më të rrepta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama në RTK është shprehur se FSK mund t’i karantinojë deri në 1800 njerëz.
“FSK ka kapacitet për 1800 shtretër, ku aty përfshihet edhe ushqimi dhe stafi mjekësor që e kemi. Si ushtri ende nuk jemi përballur me gjendje të jashtëzakonshme, na duhet përkrahja e qytetarëve, kujdesi i shtuar”, ka thënë Rama.