Rrahje për borxh në Kamenicë, intervenon policia
Dy meshkuj janë arrestuar pasi janë rrahur me një person tjetër, shkaku i një borxhi, në Kamenicë.
Njëri nga të dyshuarit ka goditur viktimën me thikë dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka marrë tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar.