Rrahje mes katër personave, sulmojnë edhe policin
Një rrahje mes katër personave ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemaili” Prishtinë. e njëri prej tyre ka sulmuar edhe një polic të Kosovë.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, thuhet se gjithë kjo erdhi pasi që të katër personat ishin nën ndikimin e alkoolit, e që më pas kishin shtënë edhe me armë zjarri.
Pas bastisjes, në shtëpinë e njerëzit janë gjetur gëzhoja.
E me urdhër të prokuroit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Ismail Qemajli, Prishtinë 08.04.2020 – 02:10. Janë arrestuar 4 persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët ishin nën ndikim të alkoolit, fillimisht kishin pasur mosmarrëveshje mes veti dhe sulme fizike mes tyre, ku edhe ishin dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. Njëri nga të dyshuarit, kishte sulmuar edhe policinë, po ashtu gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit nga te dyshuarit, janë gjetur disa gëzhoja. Me urdhër të prokurorit, pasi intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.