Rrahje mes disa personave në Deçan
Policia e Kosovës përmes raprotit 24 orësh ka njoftuar se në Deçan ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave.
Si pasojë e rrahjes, një person mashkull/K është dërguar në spitalin e Pejës për tretman mjekësor.
Në lidhje me rastin janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj/K, ku me vendim të prokurorit tre prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt./FaktePlus