Rrahje masive në Prishtinë, përfshihen meshkuj e femra
Disa djem e disa vajza janë përfshirë në një përleshje fizikisht mes vete.
Ky rast i rrahjes ka ndodhur dje pasdite në Prishtinë rreth orës 15:00, me ç’rast disa persona edhe morën lëndime trupore.
“Janë arrestuar tre të dyshuar dy meshkuj dhe një femër kosovare, pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë tre të dyshuarit dhe dy viktima tjera femra kosovare kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, njofton policia .
Tutje behët e ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit, pra dy meshkuj dhe një femër, janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë./FaktePlus