Rrahje masive në një familje në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje familjare janë përleshur fizikisht.
Nuk dihet arsyeja e kësaj përleshjeje, mirëpo në raportin 24 orësh të policisë theksohet se të njëjta kanë pësuar lëndime trupore.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje familjare janë përleshur fizikisht, në mes vete tri femra kosovare. Te njëjtat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë/FaktePlus