Rrahje masive në Ferizaj, përdorin mjete të forta
Rrahje masive gjatë ditës së djeshme ka ndodhur edhe në Ferizaj.
Atje, në rrugën “12 Qershori” një përleshje janë përfshirë disa persona mes tyre edhe një i mitur.
Në rrahje janë përdorur edhe mjete të mprehta dhe mjete të forta. Njëri prej tyre është dërguar për tretman mjekësor.
Ndërkaq, Policia e Kosovës, njofton në raportin 24 orësh se janë arrestuar 5 persona dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Ndërsa një i dyshuar i mitur është liruar me procedurë të rregullt, shkruan FaktePlus.
Rr. 12 Qershori, Ferizaj, 08.04.2020 – 10:30. Është raportuar për një rrahje në mes të disa personave të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë rrahjes, janë përdorur mjetë të mprehta dhe mjete të forta. Një i dyshuar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me rasti, janë arrestuar pesë (5) të dyshuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar i mitur është liruar në procedurë të rregulltë.