Rrahja brutale në mes të disa vajzave në Pejë, flasin nga Prokuroria
Dy persona janë ndaluar për 48 orë nga Prokuroria e Pejës pasi ishin përfshirë në një rrahje sot gjatë ditës.
Kështu ka bërë të ditur për Express, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
“Dy persona të gjinisë femrore janë ndaluar për 48 orë për këtë rast”, ka konfirmuar Nikçi.
Ndryshe, një përleshje në grup ka ndodhur sot në qytetin e Pejës ku janë përfshirë katër vajza.
Sipas pamjeve të siguruara nga Sinjali, shihet se incidenti ka ndodhur para hyrjes së Hotel “Kuint” në Pejë.
Në video shihet se dy vajza sulmojnë një tjetër me grushte e shqelma, ndërsa e katërta vetëm qëndron afër.
E në fund të videos, shihet se si ato e godasin viktimën me kokë për toke.