Rrahen mes vete tre persona në Gjilan, reagon policia
Në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan janë arrestuar 3 të dyshuar pasi që pas një mosmarrëveshje në mes tyre ka ardhur deri te rrahja në mes të dyshuarve.
Si pasojë e rrahjes lëndime trupore kanë pësuar dy prej të dyshuarve të cilët janë detyruar që të kërkojnë ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore në Gjilan.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, dy prej të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa njëri i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.