Rrahën deputetët në Parlamentin e Turqisë (VIDEO)
Një sherr me grushte ka nisur në mëngjesin e sotëm mes deputetëve në Parlamentin e Turqisë.
Mediat lokale raportojnë se gjithçka nisi teksa në komisionet përkatëse po diskutohej për Projektbuxhetin 2021, ku deputetët e partisë në pushtet AK u përplasen me grushte dhe shkelma me deputetët e opozitës turke, CHP.
Gjithçka ka dalë nga kontrolli brenda pak sekondash ku as kreu u Parlamentit dhe as badigardët nuk mundën të ndanin deputetët.
Klima politike është mjaft e tensionuar në Turqi, me thellimin e krizës ekonomike si edhe rritjen e mbështetjes për opozitën në sondazhet që bëhen. Lira turke ka humbur mjaft nga vlera e saj vetëm gjatë dy javëve të fundit duke thelluar edhe më tepër krizën, ndërsa paqëndrueshmëria politike ka detyruar një mori kompanish të huaja që të largohen nga vendi.
TBMM’deki bütçe görüşmelerinde yumruklu kavga çıktı. pic.twitter.com/B9Dv89KYmM
— Anlık (@anlikhaberin) December 8, 2021